Home ShowBiz Foto gjithë celulit dhe pa filtra, por këngëtarja e njohur ka një mesazh që nuk duhet humbur
Foto gjithë celulit dhe pa filtra, por këngëtarja e njohur ka një mesazh që nuk duhet humbur
0

Foto gjithë celulit dhe pa filtra, por këngëtarja e njohur ka një mesazh që nuk duhet humbur

0
0

Ajo është lodhur nga fotot e edituara, ku duket perfekte dhe ka vendosur që tani e tutje të shfaqet ashtu siç është.

Po flasim për këngëtaren e njohur Demi Lovato e cila ka guxuar së fundmi duke postuar një foto me bikini krejt origjinale.

Këngëtarja shfaqet në këtë foto pa asnjë lloj modifikimi, ashtu siç është me celulit dhe e mbushur.

Por më tepër sesa fotoja, vëmendjen e ka tërhequr mesazhi që ka dashur të përcjellë këngëtarja.

Krahas fotos ajo shkruan:

“Kjo është frika ime më e madhe, një foto e imja me bikini e paedituar dhe e gjeni çfarë është celulit. Jam kaq e lodhur duke më ardhur turp nga trupi im i paedituar në foto ( po të gjitha të tjera janë te edituara, e urrej që e kam bërë, por është e vërtetë). Kjo jam unë tani dhe e dua këtë kapitull të ri në jetën time. Ja ku jam pa turp, pa frikë dhe krenare për trupin tim”.

Kjo është një pjesë e mesazhit të gjatë që Demi Lovato ka shkruar krahas fotos dhe ka marrë një mbështetje të jashtëzakonshme si nga femrat ashtu edhe nga meshkujt për mesazhin e sinqertë.

demi lovato

Link: https://www.instagram.com/p/B2DLlZ4BfgP/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzEFeoYBhtC/