Moderatorja simpatike Arbana Osmani e përfolur së fundmi në media që pas ndarjes me bashkëshortin për një lidhje me regjisorin e emisionit Eduard Grishaj,duket se është bërë nostalgjike.
Dihet mjaft mirë shoqëria e saj e ngushtë me Xhemin dhe të dyja i sheh gjatë gjithë kohës bashkë.
Ato kanë postuar disa momente nga darka e kaluar së bashku, ndërsa shfaqen duke kënduar në makinë një këngën të vjetër të grupit të famshëm italian “Luna Pop”, ndërsa shkruan “Pana dhe Chemi nostalgic”, ndërsa në një tjetër video ku luhet kënga e Lady Gages, dyshja simpatike bëhen romantike.
Vajzat kanë një shoqëri të rallë me njëra tjetrën, ato frekuentohen prej vitesh dhe i shohim shumë shpesh në shoqërinë e njëra tjetrës.
E ndërsa Arbana është duke u përgatitur për të nisur sezonin e ri të emisionit “Dua të të bëj të lumtur” që pritet të nisë në Janar, Xhemin mendohet se do ta shohim sërish në “Portokalli”edhe këtë sezon.
Link: https://www.instagram.com/arbanao/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bw5KK_2AgDN/