Gati e zhveshur Tayna provokon sërish, “Jam ëndrra e çdo vjehrre”, fansat shpërthejnë në komente
Reperja kosovare Tayna ka vendosur të provojë sërish.
Këtë herë ajo pozon me një palë bikini në ngjyrë të verdhë duke ekspozuar format e saj joshëse, ndërsa shkruan: “Ëndrra e çdo vjehrre”.
Ky tekst nuk ka kaluar pa vëmendje nga ana e komentuesve të këngëtares, reagimet e të cilëve kanë qenë nga më të ndryshmet.
Por ajo që ka rënë në sy ndër të tjerat është një koment mjaft pikant i bërë nga një ndjekëse.
Ajo i thotë Taynës: “Ti gjithçka mund të jesh veç nuse jo”, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i këngëtares.
Tayna i kthehet komentueses me humor duke i thënë: “Mirë e ke unë jam dhëndri”.
Këngëtarja ndodhet aktualisht me pushime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ku e kemi parë të postojë video e foto të shumta.
https://www.instagram.com/p/B2SeEY8Acuu/Link: https://www.instagram.com/p/B2SeEY8Acuu/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BsLcZKzg5G4/