Home Aktualitet Rikthehen hitet që bënë bujë, Acromax Media vë në jetë projektin madhështor
Rikthehen hitet që bënë bujë, Acromax Media vë në jetë projektin madhështor
0

Rikthehen hitet që bënë bujë, Acromax Media vë në jetë projektin madhështor

0
0

Acromax Media GmbH do të prezantojë shumë shpejt projektin e saj më të fundit “ Acromax Rewind”.

Ky event do të bëjë bashkë në një organizim krejt të veçantë të gjithë emrat më të njohur të muzikës shqiptare.

Këngëtarë dhe hite që kanë bërë bujë ndër vite, që kanë thyer çdo rekord klikimesh do të rikujtohen edhe një herë në një spektakël të vërtetë.

Ky projekt muzikor do të transmetohet shumë shpejt në ekranin e “Tv Klan” dhe do t’ju rikthejë pas në vite.

Spektakli pritet të përcjellë emocione të shumta me këngë që dikur kanë sjellë revolucion në muzikën shqiptare.

Projekti, i pari i llojit të vetë në Shqipëri premton të sjellë shumë surpriza e këngë që kishit kohë pa i dëgjuar.

Për të gjithë ata që janë nostalgjikë të muzikës shqiptare ndër vite, Acromax Media premton një event madhështor i cili do të mbetet gjatë në mendjen tuaj.

https://www.youtube.com/watch?v=pyVadUPddZw

Link: https://www.youtube.com/watch?v=pyVadUPddZw