Home ShowBiz Pas pushimeve me Norën, Renee qëndron me Robertin, videoja e vogëlushes do t’ua ëmbësojë ditën
Pas pushimeve me Norën, Renee qëndron me Robertin, videoja e vogëlushes do t’ua ëmbësojë ditën
0

Pas pushimeve me Norën, Renee qëndron me Robertin, videoja e vogëlushes do t’ua ëmbësojë ditën

0
0

Ata vendosën të mos jenë më bashkë, por premtuan se do të jenë gjithmonë aty për të bijën, të voglën Renee.

Pas lajmit për ndarjen Renee është parë fillimisht me të atin, më pas për pushime me Norën, ndërsa tashmë duket se po kalon sërish kohë me Robertin.

Ky i fundit ka shpërndarë në instagramin e tij një video të veçantë të së bijës e cila shihet ndërsa shëtit në një motor lodër krejt e lumtur.

Në video dëgjohet zëri i Robertit që i flet në emër, ndërsa e bija kthehet duke buzëqeshur me një fytyrë ëngjëllore.

Pas ndarjes shumë thashetheme qarkulluan për çiftin, si për Robertin ashtu edhe për Norën, por asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar një lidhje të re.

Edhe për motivin e ndarjes dihet vetëm ajo çfarë njoftoi Roberti në postimin e tij të disa javëve më parë.

Lajmi për ndarjen e tyre shkaktoi një tërmet të vërtetë në rrjetet sociale, ndërsa vetë fansat nuk lanë më fjalë pa thënë duke ja hedhur fajin kryesisht Robertit.

Link: https://www.instagram.com/robertberishaofficial/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bla-xiZlEKh/