Home Lifestyle Si të shmangim stresin post pushimeve, këto metoda rezultojnë 100% efektive
Si të shmangim stresin post pushimeve, këto metoda rezultojnë 100% efektive
0

Si të shmangim stresin post pushimeve, këto metoda rezultojnë 100% efektive

0
0

Të gjithë vuajmë stresin pas pushimeve, sidomos kur na duhet të rikthehemi direkt në punë.

Madje në disa raste vlen ajo shprehja e famshme që pas pushimeve, duhen disa pushime të tjera për të marrë veten.

Në fakt psikologët thonë se gati 80% e personave vuajnë atë që quhet stresi pas pushimeve dhe që në fakt nuk duhet lënë pas dore, pasi mund të rezultojë i rrezikshëm për shëndetin.

Ekspertët theksojnë se ka disa mënyra për ta shmangur ose të paktën për ta bërë të padëmshëm.

1. Si fillim para se të nisësh punën direkt pasi zgjoheni nga gjumi, duket që për pak minuta të merrni frymë thellë, imagjinojeni veten në një vend të bukur dhe do të mbusheni me energji pozitive për të nisur ditën.

2. Merruni me aktivitet fizik, pas pushimeve është koha më e mirë për të nisur palestrën, vrapin apo ecjet në natyrë, do t’ju ndihmojnë për të shkaktuar energjitë negative.

3. Hani ushqime të freskëta, qëndroni larg sheqernave dhe karbohidrateve të cilat nuk mund ti shmangnit gjatë pushimeve.

4. Shkruani gjithçka që dëshironi të bëni si për punën ashtu edhe për kohën e lirë në lista të ndryshme dhe koordinoni detyrat që i keni vënë vetes, duke i kombinuar objektivat e punës me ato argëtuese.

5. Bëhuni bujarë, një mënyrë mjaft efikase kjo për tu ndier më mirë në këtë periudhë të vitit.

Link: https://www.psychologytoday.com/us/blog/smart-habits-highly-successful-people/200912/7-tips-relieve-holiday-stress

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/design-desk-display-eyewear-313690/