Home ShowBiz “I bien” pantallonat duke vrapuar në skenë, Kapiteni i skuadrës së Luanës do t’ju bëjë të qeshni me lot
“I bien” pantallonat duke vrapuar në skenë, Kapiteni i skuadrës së Luanës do t’ju bëjë të qeshni me lot
0

“I bien” pantallonat duke vrapuar në skenë, Kapiteni i skuadrës së Luanës do t’ju bëjë të qeshni me lot

0
0

Duke nisur nga e shtuna e fundit e shtatorit në ekranin e “Top Channel”, rikthehet emisioni “Shiko kush luan”, nën drejtimin e Luana Vjollcës.

Moderatorja postoi gjatë ditë së djeshme disa momente nga përgatitjet për ngritjen e skenës duke lajmëruar rinisjen e emisionit.

Ajo lajmëroi gjithashtu edhe hyrjen e re në emision kapitenin e dytë të skuadrës së saj, aktorin Rezart Veleshnja.

Ky i fundit shfaqet në një video të shkurtër në formë boomerangu duke u ndjekur nga Luana në skenë, ndërsa i bien pantallonat.

Luana e ka postuar këtë moment në instastoryn e saj, ndërsa shkruan: “Ja dhe kapiteni I dytë”, duke bërë tag aktorin.

Kjo video e shkurtër e postuar në formën e humorit është një mënyrë për të treguar se në sezonin e ri na presin surpriza dhe të qeshura pafund.

“Shiko kush luan”, starton mbrëmjen e 28 shtatorit nën drejtimin e Luana Vjollcës dhe dy kapitenëve Florian Binaj i cili ishte edhe sezonin e kaluar si dhe Rezart Veleshnja, blerja e re e spektaklit.

Link: https://www.instagram.com/luanavjollca/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2OeJZ1H0GZ/