Home Aktualitet Leje shtesë nga puna për të gjetur të dashur, ja shteti që merr vendimin e pazakontë
Leje shtesë nga puna për të gjetur të dashur, ja shteti që merr vendimin e pazakontë
0

Leje shtesë nga puna për të gjetur të dashur, ja shteti që merr vendimin e pazakontë

0
0

Të jesh mbi 30 vjeç dhe beqar në provincën Hanzhou të Kinës, mund të përfitosh 8 ditë më shumë leje në periudhën e festave të fundvitit.

Ky rregull ka filluar të zbatohet në dy kompani të mëdha, ndërsa po mendohet të shtrihet edhe më gjerë.

Arsyeja për një shtesë të tillë është sa e pazakontë aq edhe e pabesueshme, por ja që ndodh vërtetë.

Këto kompani ju japin leje ekstra beqarëve në periudhën e fundvitit për të gjetur të dashur.

Sipas drejtuesve të kompanive në fjalë, kjo metodë aplikohet për të rritur performancën në punë, pasi besohet se jeta personale e punonjësve ndikon për të patur rezultate më produktive në punë.

Sipas të dhënave në Kinë numri i martesave ka pësuar rënie të konsiderueshme që prej vitit 2013.

Ndërkaq po të njëjtat të dhëna dëshmojnë se në Kinë numërohen rreth 200 milion persona në moshë madhore që janë single.

Link: https://www.independent.co.uk/news/world/asia/china-dating-leave-single-women-company-lunar-new-year-relationship-a8742336.html

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/photo-of-group-of-people-in-a-meeting-1661004/