Home Aktualitet I vë flakën apartamentit, duke djegur letrat e ish të dashurit, adoleshentja rrezikon jetën e banorëve
I vë flakën apartamentit, duke djegur letrat e ish të dashurit, adoleshentja rrezikon jetën e banorëve
0

I vë flakën apartamentit, duke djegur letrat e ish të dashurit, adoleshentja rrezikon jetën e banorëve

0
0

Një 19 vjeçare në Nebraska të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka rrezikuar jetën e banorëve të pallatit ku jeton pasi donte të digjte letrat e ish të dashurit.

Vajza ka marrë tufën e letrave dhe ju ka vënë flakën në kuzhinë, më pas është larguar për në dhomën e gjumit.

Por ndërsa 19 vjeçarja vendosi të merrte një sy gjumë, situata i doli jashtë kontrollit, pasi zjarri u përhap në të gjithë dhomën, duke rrezikuar edhe katet e tjera të apartamentit.

Forcat zjarrfikëse mundën ta vënë zjarrin nën kontroll brenda pak kohësh, por ai shkaktoi dëmë materiale të konsiderueshme që kapin vlerën e 4 mijë dollarëve.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz, ndërsa 19 vjeçarja do të ndiqet penalisht për zjarrvënie në kushte të neglizhencës.

Link: https://abc7.com/woman-burning-love-letters-from-ex-sparks-apartment-fire/5550600/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/black-burn-burning-burnt-426444/