Këngëtarja Rezarta Shkurta ishte e ftuar në emisionin “Soiree” në “Top Channel”, ku rrëfeu gjithë ëndrrat, sekretet dhe dëshirat e saj.
Ajo kishte veshur një fustan të bardhë të çarë dhe që i rrinte mjaft bukur, ndërsa ka postuar një video të shkurtër nga momenti kur hyn në studio.
Por ajo që e ka habitur Rezartën është fakti që kjo video është pëlqyer nga vetë stilistja e famshme Elisabetta Franchi.
Rezarta i ka bërë një foto pëlqimit të bërë nga stilistja ndërsa shkruan: “Më bëjnë sytë apo Elisabetta Franchi sapo më bëri like”
Në fakt Rezarta me të drejtë është habitur pasi kjo do të thotë se veshja e saj ishte aq perfekte saqë i ka rënë në sy edhe një prej emrave më të njohur të botës së modës.
Link: https://www.instagram.com/rezartashkurta/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByHyVdiJllQ/