Home ShowBiz Trondit pasaralat në Milano, Jennifer Lopez mahnit me ecjen dhe fustanin prej dive, publiku shpërthen në brohoritje
Trondit pasaralat në Milano, Jennifer Lopez mahnit me ecjen dhe fustanin prej dive, publiku shpërthen në brohoritje
0

Trondit pasaralat në Milano, Jennifer Lopez mahnit me ecjen dhe fustanin prej dive, publiku shpërthen në brohoritje

0
0

Diva 50 vjeçare godet sërish, këtë herë duke sfiluar për Donatela Versace në Javën e modës në Milano.

Jennifer Lopez ka rikthyer në pasarelë fustanin Versace të veshur 20 vite më parë në ndarjen e ndarjen e çmimeve Grammy.

Fustani me nuanca të jeshiles dhe të kaltrës  me dekoldenë e theksuar dhe me këmbët totalisht të ekspozuara e tregonte Jennifer edhe më mirë se dy dekada më parë.

Në momentin që ka kaluar në pasarelë ajo ka ngritur në këmbë gjithë publikun i cili ka shpërthyer në pasthirrma habie, pasi Jennifer dukej e mahnitshme.

Këngëtarja ka mbyllur sfiladën, ndërsa më pas shfaqet duke parakaluar edhe me vetë Donatela Versacen.

Ajo sapo ka përfunduar me sukses edhe premierën e filmit të ri “Hustler” në të cilin luan rolin e striptistes.

https://www.instagram.com/p/B2pR8pXgiTJ/

Link: https://www.instagram.com/p/B2pR8pXgiTJ/

https://www.instagram.com/p/B2pwf5aAbV_/

Lnk: https://www.instagram.com/p/B2pwf5aAbV_/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2O1uGtAHME/