Home ShowBiz Vihet në jetë projekti madhështor, për të gjithë nostalgjikët, rikthehen hitet që bënë bujë
Vihet në jetë projekti madhështor, për të gjithë nostalgjikët, rikthehen hitet që bënë bujë
0

Vihet në jetë projekti madhështor, për të gjithë nostalgjikët, rikthehen hitet që bënë bujë

0
0

Hite që i kemi dëgjuar dhe ridëgjuar mijëra herë, këngë që kanë bërë historinë rikthehen sërish në një projekt madhështor.

Akromax Media prezanton “Acromax Rewind”, një prej projekteve më të rëndësishme që do të rikthejë në kujtesën tuaj këngët që thyen rekorde klikimesh ndër vite.

Emrat më të njohur të muzikës shqiptare, ata që prej vitesh na kanë emocionuar me balada apo këngë ritmike që edhe sot dëgjohen me të njëjtin pasion, rivijnë sërish në një spektakël të vërtetë i cili do të transmetohet shumë shpejt në ekranin e “Tv Klan”.

Ndërkaq në kanalin e “ArkivaShqip” në YouTube kanë filluar të ripublikohen prej dy ditësh të gjitha këngët me rekord klikimesh ndër vite.

Në vetëm dy ditë nga ripublikimi i tyre vihet re një interes në rritje i adhuruesve të muzikës shqiptare të cilët kanë pasur mundësinë ti risjellin në kujtesë këngët e vjetra që dikur bënë bujë.

Për të gjithë nostalgjikët e muzikës shqiptare “Acromax Rewind”, është ajo çfarë ju duhet për të udhëtuar pas në kohë dhe për të ndjerë emocionet që sjell muzika e vërtetë.

Ky projekt i pari në llojin e vetë me këngë që kanë bërë revolucion në historinë e muzikës shqiptare është eventi që do t’ju mbesë gjatë në memorie.

https://www.youtube.com/watch?v=pyVadUPddZw

Link: https://www.youtube.com/watch?v=pyVadUPddZw

Link: https://www.youtube.com/channel/UCUd0P7GJ_6UiLcIpfKH9sCQ