Home Lifestyle Nuk do ta besoni çfarë mban me vete Alketa, moderatorja hap çantën dhe na befason totalisht
Nuk do ta besoni çfarë mban me vete Alketa, moderatorja hap çantën dhe na befason totalisht
0

Nuk do ta besoni çfarë mban me vete Alketa, moderatorja hap çantën dhe na befason totalisht

0
0

Alketa Vejsiu është një personazh shumë i dashur për publikun.

Gjithmonë aktive, e angazhuar me punë nga më të ndryshmet të cilat nisin në mëngjes e përfundojnë në darkë vonë.

Një ditë e saj është vërtetë e ngarkuar dhe për këtë arsye i duhet të ketë me vete shumë gjëra, prandaj çanta e saj është gjithmonë plot.

Në disa video të shpërndara në instagram, Alketa ka hapur çantën, të cilën thotë se nuk e ndërron prej 4 muash pasi është e madhe dhe nxë çdo gjë.

Ajo na tregon me radhë se çfarë mban aty, duke nisur që nga një mini çantë ku fut pasaportën, portofoli, tualetet, bllok shënimesh, një libër që e mban gjithmonë me vete, krehër, buzëkuq, lekë të shpërndara nëpër çantë, parfum, skenarë e madje edhe një celular të dytë.

Alketa thotë gjithashtu se është një rrëmujaxhie e vërtetë dhe në çantën e saj gjen gjithëfarë lloj gjërash, ndërsa i duhen të paktën nja 10 minuta për ta zbazur të gjithë çantën dhe për të kuptuar se çfarë ka aty brenda.

Link: https://www.instagram.com/alketavejsiu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1t0NDAHUHs/