Home Aktualitet Zbulohen detajet e emisionit të ri të Bora Zemanit, moderatorja vjen me surpriza
Zbulohen detajet e emisionit të ri të Bora Zemanit, moderatorja vjen me surpriza
0

Zbulohen detajet e emisionit të ri të Bora Zemanit, moderatorja vjen me surpriza

0
0

Moderatoren Bora Zemani do ta shohim shumë shpejt nën drejtimin e një tjetër spektakli këtë herë në fushën e modës.

Bora do të bashkëpunojë në këtë projet të ri me stilistin e njohur Ardi Asllani.

Ky i fundit ka postuar në instagramin e tij spotin e emisionit i cili është konceptuar në formën e një gare midis stilistëve të rinj, të cilët do të shfaqin talentin e tyre duke veshur personazhe të ndryshëm.

Ky projekt i ri pritet të nisë shumë shpejt dhe do t’ju japë mundësi të gjithë talenteve në fushën e modës të shprehin kreativitetin e tyre përmes stilimeve gjatë emisionit.

Moderatorja drejtoi për një sezon emisionin 3-shat së bashku me vëllezërit binjak, Donald dhe Romeo Veshaj.

Tashmë pritet të sjellë projektin e ri i cili mendohet të ngjallë interes të veçantë tek publiku e veçanërisht tek adhuruesit e modës dhe trendeve të reja.

https://www.instagram.com/p/B3Eoa9FALA1/

Link: https://www.instagram.com/p/B3Eoa9FALA1/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1wUbdWDETE/