Home Aktualitet Humb betejën me sëmundjen, ndahet nga jeta instrumentisti i njohur kosovar
Humb betejën me sëmundjen, ndahet nga jeta instrumentisti i njohur kosovar
0

Humb betejën me sëmundjen, ndahet nga jeta instrumentisti i njohur kosovar

0
0

Ndahet nga jeta në moshë të re instrumentisti i njohur kosovar Eroll Dogani

Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe pavarësisht trajtimeve nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Erolli dha një kontribut me vlerë në fushën e muzikës jo vetëm si instrumentist por edhe si autor i disa këngëve kryesisht të muzikës popullore.

Emri i tij është i lidhur ngushtë më disa prej hiteve më në zë të këngëtarëve të njohur të muzikës popullore në Kosovë me të cilët bashkëpunoi duke i vënë vulën e suksesit.

Ndarja nga jeta në moshë të re ka pikëlluar jo vetëm familjarët e tij, por edhe miqtë e bashkëpunëtorët me të cilët ndau vite të tëra suksesi në fushën e muzikës.

Largimi i tij nga jeta është një humbje e madhe për botën e artit në të cilën artisti ka lënë gjurmë të thella.

Ngushëllimeve të sinqerta për familjarët dhe miqtë e artistit i bashkohet edhe stafi ynë, i cili ndihet i pikëlluar për këtë humbje të madhe.

viber_image_2019-10-01_13-59-26

viber_image_2019-10-01_13-59-26.. (1)