Home ShowBiz Aktori i njohur i qan hallin mamasë së motrave Vjollca, ja videoja që do t’ju bëjë të qeshni me lotë
Aktori i njohur i qan hallin mamasë së motrave Vjollca, ja videoja që do t’ju bëjë të qeshni me lotë
0

Aktori i njohur i qan hallin mamasë së motrave Vjollca, ja videoja që do t’ju bëjë të qeshni me lotë

0
0

Këtë të shtunë Marina Vjollca do të rishfaqet në ekran nën moderimin e spektaklit “Klanifornia Show”, i cili vjen për herë të parë dhe pritet të sjellë një sërë suprizash.

Por në të njëjtën ditë jave dhe në të njëjtin orar shfaqet edhe emisioni “Shiko kush luan”, i motrës së saj Luana Vjollcës.

Një ditë më parë Marina na sugjeroi që një sy ta hidhnim nga emisioni i saj dhe një sy nga Luana, por aktori i njohur Visjan Ukcenaj në këtë rast i ka qarë hallën mamasë së motrave Vjollca.

Në një video humoristike të cilën e ka shpërndarë edhe Marina në instagramin e saj Visjani thotë se në asnjë moment nuk do të donte të ishte ditën e shtunë në rolin e të ëmës së Marinës dhe Luanës e cila mesa duket do ta ketë shumë të vështirë të zgjedhi se cilën nga vajzat do të shohë të shtunën në darkë.

Marina Vjollca rikthehet në ekran pas 2 vitesh mungesë dhe nesër do të jetë nata e parë e spektaklit, ndërsa për Luanën dita e nesërme është nata e dytë e :Shiko kush luan” për këtë sezon.

Link: https://www.instagram.com/marina_vjollca/

Burimim i fotos: https://www.instagram.com/p/B2oy8THFN32/https://www.instagram.com/p/B281NiBHCQR/