Janë ndarë apo jo?? Kjo është dilema që po qarkullon prej disa javësh në mediat on line lidhur me martesën e moderatores Rudina Dembacaj.
Kjo e fundit e ftuar në një emision në televizionin ku punon vetë, ka sqaruar se do të flasë për këtë temë në një moment tjetër, ndërsa tha se aktualisht është shumë e lumtur.
Megjithatë ajo që na ka habitur së fundmi është një video e Aleksit që po stërvitet bashkë me Viktorian dhe që Rudina e ka shpërndarë në instastory.
Përveç kësaj ajo shihet të komentojë në video duke qeshur me të madhe dhe duke vendosur një zemër të kuqe në fund të komentit i cili është pëlqyer nga vetë bashkëshorti i saj.
Në këtë video Aleksi shfaqet me të bijën duke u ushtruar për muskuj barku ndërsa shkruan: “Një vajzë ka nevojë për babanë e saj që do të shërbejë si standard për gjykimin që do të ketë kundrejt meshkujve”
Deri tani dyshja nuk ka konfirmuar asnjë gjë, por ky veprim i fundit i Rudinës, duket sikur ata të dy po e rregullojnë marrëdhënien, megjithatë gjithçka mbetet për tu parë në vijimësi.
https://www.instagram.com/p/B3RH5LoAWAy/Link: https://www.instagram.com/p/B3RH5LoAWAy/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bs2sYfQh3ks/