Home ShowBiz Ja ku dëshiron të martohet Armina, ish missi zbulon detaje nga marrëdhënia me Shkëlzenin
Ja ku dëshiron të martohet Armina, ish missi zbulon detaje nga marrëdhënia me Shkëlzenin
0

Ja ku dëshiron të martohet Armina, ish missi zbulon detaje nga marrëdhënia me Shkëlzenin

0
0

Armina Mevlani e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në “Top Channel”, ka folur gjatë mbi javën e modës, angazhimin e saj në këtë fushë si dhe punën që ka bërë deri tani si influencuese në këtë fushë.

Megjithatë Armina në një pjesë të mirë të intervistës është ndalur edhe tek raporti që ka me të fejuarin e saj Shkëlzen Berishën.

E pyetur nga Bieta se kush është këshilluesi i saj më i mirë, Armina përmendi Zenin lidhur me çështjet e biznesit, të cilit e dëgjon gjithmonë.

Ndërsa lidhur me çështje apo probleme personale ajo diskuton gjithmonë me të atin, të cilin e konsideron mikun e saj më të mirë.

Armina gjatë intervistës zbuloi gjithashtu se dasmën e saj do të donte ta bënte në natyrë në një vend të gjelbëruar, por jo pranë detit ashtu siç preferojnë shumica e çifteve.

Dhe për këtë ka dhënë një arsye paksa të çuditshme, nuk e preferon një dasmë pranë detit pasi  i prishen flokët.

https://www.instagram.com/p/B3ca-27H5n9/

Link: https://www.instagram.com/p/B3ca-27H5n9/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByYFwhzHSCy/