Home ShowBiz Oriola soprano, modelja na la pa fjalë, nuk e dinim kaq të talentuar
Oriola soprano, modelja na la pa fjalë, nuk e dinim kaq të talentuar
0

Oriola soprano, modelja na la pa fjalë, nuk e dinim kaq të talentuar

0
0

Ajo është një modele shumë e zonja, të cilën e shohim shpesh në shesh xhirim, duke pozuar në sesionet fotografike në vende të ndryshme të botës.

Gjithmonë në formë dhe sensuale, Oriola Marashi sapo na tregoi se ka edhe një tjetër talent.

Miku i saj Alban Ramosaj ka publikuar në instagramin e tij disa video të modeles, ku ajo shfaqet në rolin e sopranos veshur me një fustan të gjatë të zi, ndërsa këndon.

Këto filmime duhet të jenë të vjetra, pasi edhe Oriola duket më e vogël, por duhet pranuar se na habiti me zërin e saj karakteristik.

Në fillimet e karrierës së saj Oriola është angazhuar në muzikë, por më pas u shkëput për të vijuar karrierën në fushën e modelingut.

Duke parë talentin dhe zërin e saj, na vjen habi se si Oriola nuk ka ecur në këtë rrugë, megjithatë duhet pranuar se edhe në karrierën si modele, ajo është duke shkëlqyer.

Link: https://www.instagram.com/albanramosaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0gD5JHBkvs/