Home ShowBiz “Do ta hiqja nga puna Albën, ishte pa busull”, Albi rrëfen lidhjen me balerinën
“Do ta hiqja nga puna Albën, ishte pa busull”, Albi rrëfen lidhjen me balerinën
0

“Do ta hiqja nga puna Albën, ishte pa busull”, Albi rrëfen lidhjen me balerinën

0
0

Pas thashethemeve për lidhje, ndarje e më pas rilidhje, koreografi Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha kanë folur për herë të parë lidhur me marrëdhënien e tyre.

Në një intervistë të përbashkët në emisionin “Rudina” në “Tv Klan”, ata të dy sqaruan njëherë e mirë se janë vetëm miq dhe kanë një marrëdhënie profesionale.

Të pyetur nga drejtuesja e emisionit se përse për një farë kohe nuk ndiqeshin më në instagram, Alba ka nguruar të përgjigjet duke dashur t’ja lëjë Albit stafetën, megjithatë në fund ka sqaruar se as nuk e mban mend për çfarë ka ndodhur.

Ndërkaq koreografi Albi Nako ka rrëfyer në emision edhe fillimet e Albës si balerinë.

Ai tregoi se si në ditën e 4, kishte vendosur ta hiqte Albën nga puna, pasi sipas tij ishte pa busull, përplasej gjithandej.

Megjithatë vendosi ti jepte një mundësi dhe Alba duke qënë ambicioze arriti të bëhej një balerinë e zonja.

Mesa duket ata të dy i kanë hedhur pas krahëve mosmarëveshjet dhe tashmë janë duke bashkëpunuar për  projektet e përbashkëta në fushën e kërcimit.

https://www.youtube.com/watch?v=RXcE5y1Po94

Link:  https://www.youtube.com/watch?v=RXcE5y1Po94

Burimi i fotos: