Home Aktualitet Periudha më e mirë e vitit për propozime martese, ja përse duhet të propozoni në këto data
Periudha më e mirë e vitit për propozime martese, ja përse duhet të propozoni në këto data
0

Periudha më e mirë e vitit për propozime martese, ja përse duhet të propozoni në këto data

0
0

Propozimet për martesë janë gjithmonë të veçanta pavarësisht periudhës kur vijnë, por ekzistojnë disa periudha të vitit kur numri i propozimeve është më i lartë dhe jo pa arsye.

Studimet tregojnë se momenti më i mirë për ti propozuar partneres është momenti para festave të fundvitit.

Në prag të Krishtlindjeve njerëzit janë zakonisht më të lumtur dhe bëhen sigurisht më të dashur, kështu që edhe mundësia për të marrë një po pas një propozimi për martesë është shumë herë më e madhe.

Studimet tregojnë se mbrëmja para Krishtlindjeve apo vitit të ri mban rekord sa i takon propozimeve për martesë.

Më pas vjen dita e Shën Valentinit, edhe kjo është një ditë që shënon një numër rekord propozimesh për martesë dhe konsiderohet nga studiuesit si një datë e mirë për të gjithë ata që nuk duan të refuzohen.

Periudha e verës është më pak e këshillueshmja për propozime dhe në fakt gjatë kësaj periudhe propozimet janë më të rralla.

Personat që u pyetën lidhur me propozimet për martesë treguan gjithashtu edhe për mënyrat se si preferojnë të propozohen.

Është e çuditshme, por mbi 51% e të pyeturve preferuan propozimin tradicional me pyetjen e famshme “A dëshiron të martohesh me mua?”

Kështu nëse keni në plan të propozoni dikë, duhet të prisni festat e fundvitit, studimet tregojnë se ky ëshë momenti i duhur për një hap të tillë.

Link: https://www.weddingideasmag.com/the-best-day-of-the-year-to-propose-is/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/photo-of-man-and-woman-holding-hands-3047636/