Home Business / Technology “Arkiva One”, revolucion në fushën e teknologjisë, aplikacioni gjithçka në një
“Arkiva One”, revolucion në fushën e teknologjisë, aplikacioni gjithçka në një
0

“Arkiva One”, revolucion në fushën e teknologjisë, aplikacioni gjithçka në një

0
0

Edicioni i dytë i “Innovation NEST Festival” që do të mbahet në Tiranë në datat 24 dhe 25 tetor, pritet të sjellë ide unike në fushën e teknologjisë të cilat synojnë të krijojnë lehtësira për përdoruesit.

Një prej tyre është edhe “Arkiva One”, një aplikacion i sofistikuar që do të prezantohet në këtë festival nga “Acromax Media”.

Ky aplikacion synon të bëjë bashkë elementë të ndryshë, si video, audio, imazhe e artikuj, gjithashtu sinkronizon elemente nga burime si YouTube, Vimeo e Dailymotion, kombinuar me një katalog të vetin.

Përdoruesit do të kenë mundësinë të krijojnë një Playlist me këngët e tyre të preferuara si dhe lloje të ndryshme materialesh që mund ti shohin në një moment tjetër.

Një pikë e fortë e aplikacionit është edhe fakti që në disa raste mund të përdoret edhe offline.

Përdoruesit mund të dëgjojnë këngë nga katalogu i aplikacionit pa patur nevojë të konsumojnë internetin.

Mundësia për të patur akses offline e bën këtë aplikacion shumë të nevojshëm në përditshmëri. Përveç kësaj përdoruesit mund të dëgjojnë muzikë dhe në të njëjtën kohë mund të lexojnë një artikull apo të lundrojnë në galerinë e fotove të artistit të preferuar.

Nest Festival është një metodë mjaft e mirë për të gjithë ata që kanë një ide dhe duan ta promovojnë, apo duan të shkëmbejnë eksperiencë, pasi kanë mundësi të ndërveprojnë me rreth 70 kompani pjesëmarrëse në event.

https://www.instagram.com/p/B3y4O81gR1D/

Link: https://www.instagram.com/p/B3y4O81gR1D/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2wDBWqAK2Y/