Home Business / Technology Rikthet në Tiranë, festivali më i madh i inovacionit, përgatituni për tu njohur me ide revolucionare
Rikthet në Tiranë, festivali më i madh i inovacionit, përgatituni për tu njohur me ide revolucionare
0

Rikthet në Tiranë, festivali më i madh i inovacionit, përgatituni për tu njohur me ide revolucionare

0
0

“Tok Digital Agency”, risjell në Tiranë për të dytin vit radhazi “Innovation Nest Festival”, me risitë më të fundit të teknologjisë.

Ky festival do të mbahet në ambjentet e Art Turbina në datat 24 dhe 25 tetor, ndërsa të gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë që për disa orë të humbasin në botën e teknologjisë dhe të rejave më të fundit të saj.

“Innovation Nest Festival”, do të mbledhë në Tiranë investitorët më të rëndësishëm të Shqipërisë, Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, të cilët do të prezantojnë idetë revolucionare në fusha si Multimedia, Mjekësia, Bioteknologjia Riciklimi, Industria e Ushqimit etj.

Qëllimi i këtij festivali është fuqizimi i inovacionit në fushat e lartpërmendura si dhe nxitja e konkurueshmërisë në treg për të sjellë sa më shumë risi dhe ndryshime pozitive në teknologji.

Gjithashtu “INN Fest” është një metodë mjaft e mirë për të gjithë ata që kanë një ide dhe duan ta promovojnë atë, apo duan të shkëmbejnë eksperiencë, pasi kanë mundësi të ndërveprojnë me rreth 70 kompani pjesëmarrëse në këtë event.

Këtë vit në festival parashikohet një pjesëmarje edhe më e lartë se një vit më parë, ndërsa pritet ta marrin fjalën mbi 60 sipërmarrës që do të prezantojnë idetë dhe risitë që pritet të sjellin në treg.

https://www.instagram.com/p/B2jzuDdg6OS/

Link: https://www.instagram.com/p/B2jzuDdg6OS/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2wDBWqAK2Y/