Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku e shohim vazhdimisht duke postuar foto nga më të ndryshmet, herë pas herë edhe të guximshme.
Fotot dhe videot e Megit marrin gjithmonë vëmendje maksimale nga ana e fansave, të cilët e komplimentojnë, por edhe e kritikojnë herë pas here.
Këtë herë Megi ka postuar një foto krejt të rallë, duke fërkuar tualetin e shtëpisë.
Ajo shfaqet me rroba shtëpie dhe me një palë doreza në duar, ndërsa pastron tualetin në dy fotot e para, ndërsa në të tretën ekspozon thonjtë super të gjatë.
Krahas fotos Megi shkruan: “Gjej një vajzë që mund ti bëjë të dyja”
Fansat nuk janë fokusuar as tek mesazhi dhe as tek veprimi i Megit, por kanë diçka për të thënë për thonjtë e saj të gjatë.
“Nuk e imagjinoj si mund ta lash b… me ato thonj”, thotë njëri prej komentuesve, të cilit Megi i kthen përgjigje: “O s’dashke hiç ti”.
Më pas komentuesi vijon replikën me Megin duke shkruar: “S’më duhet gjë ta di, por se ç’më vjen për të vjell kur i shoh ato lloj thonjsh tek një femër! Ndjej neveri!”
https://www.instagram.com/p/B37ELDwhhwr/Link: https://www.instagram.com/p/B37ELDwhhwr/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3M_bRahlSW/