Home Lifestyle E frikshme! Ja si deformohet trupi pas disa vitesh pune në zyrë
E frikshme! Ja si deformohet trupi pas disa vitesh pune në zyrë
0

E frikshme! Ja si deformohet trupi pas disa vitesh pune në zyrë

0
0

Një grup shkencëtarësh kanë krijuar Emmën, punonjësen e zyrës që qëndron me orë të tëra duke punuar ulur në një tavolinë dhe karrige të parehatshme.

Nëse edhe ju punoni për një kohë të gjatë në zyrë dhe qëndroni gjatë gjithë kohës ulur, pas disa vitesh do të dukeni fiks si Emma.

Shkëncëtarët studiuan mbi 3000 punonjës zyre në disa shtete të Evropës dhe arritën në rezultatin se pas 10 apo 20 vitesh punë zyre para një kompjuteri shfaqen një sërë problemesh.

Më konkretisht Emma, punonjësja më abuzive pas 20 vitesh, do të jetë me kurriz të deformuar, qafën e shtrembër, këmbët e fryra plot me variçe, me dhimbje kronike koke dhe probleme serioze me shikimin.

Ky zbulim i shkencëtarëve ka ardhur pasi kanë pyetur të gjithë punonjësit prej sa vitesh punonin në zyrë dhe shqetësimet e para që kishin.

Ekspertët sugjerojnë që nëse qëndroni 8 orë në zyrë dhe punoni ulur, duhet të shkëputeni çdo dy orë dhe të lëvizni për pak minuta.

Gjithashtu e rëndësishme është që pas pune të merreni me aktivitet fizik në të kundërt shanset që pas disa vitesh të përfundoni si Emma janë shumë të mëdha.

https://www.youtube.com/watch?v=N3y76gboliM

Link: https://www.youtube.com/watch?v=N3y76gboliM

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/woman-in-front-of-her-computer-3059745/