Home Aktualitet “ArkivaShqip” rekord në Gjermani, kjo video ndër 5 më të shikuarat e të gjitha kohërave
“ArkivaShqip” rekord në Gjermani, kjo video ndër 5 më të shikuarat e të gjitha kohërave
0

“ArkivaShqip” rekord në Gjermani, kjo video ndër 5 më të shikuarat e të gjitha kohërave

0
0

Kanali “ArkivaShqip” në YouTube shënon një tjetër rekord në Gjermani.

Në një renditje të videove me një numër të lartë shikimesh ndër vite, kënga “Të ka lali shpirt” një bashkëpunim midis Silva Gunbardhit, Mandit dhe Dafit, pozicionohet e katërta.

Kjo është një renditje vërtetë surprizë duke pasur parasysh që kjo platformë ka rreth 24,2 milion video të ndryshme.

Kënga “Të ka lali shpirt”, publikuar në kanalin e “ArkivaShqip” në Janar të 2013 ka kapur shifrën e 506 milion klikimeve.

Në top 5 videot më të klikuara të të gjitha kohërave në Gjermani, kënga në fjalë renditet e katërta me pak diferencë nga vendi i tretë.

Edhe pse është publikuar para 6 vitesh, kjo këngë vazhdon të mbetet një hit që ende dëgjohet dhe klikohet njësoj si ditën e parë.

 

Ne vend te 4 (1)

https://www.youtube.com/watch?v=t4-Xz_Lt2p4

Link: https://www.youtube.com/watch?v=t4-Xz_Lt2p4