Home ShowBiz Gaz Paja i vë emrin e veçantë të birit, ja surpriza e rallë për Irën
Gaz Paja i vë emrin e veçantë të birit, ja surpriza e rallë për Irën
0

Gaz Paja i vë emrin e veçantë të birit, ja surpriza e rallë për Irën

0
0

Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij Ira Seferi u bënë prindër për herë të parë pas ardhjes në jetë të djalit të tyre një ditë më parë.

Ata kanë zbuluar sot emrin e veçantë të vogëlushit të cilin kanë vendosur ta quajnë Dard.

“Mirëserdhe bir! Në emrin tënd, po falënderoj të gjithë ata që uruan dhe u bënë pjesë e gëzimit tonë. Ka baba djalë”, shkruan Gazi krahas një fotoje të shpërndarë në instagramin e tij.

Ndërsa Ira ka zbuluar surprizën që i kanë bërë me këtë rast dhe një pjesë të dhuratave për bebin.

Në një foto të shpërndarë në instagram shohim tullumbaca, arusha e lule pa fund ndërsa shkruan: “Na i mbushe zemrën plot Dard! I bekuar qofsh”

Gazi dhe Ira u martuan disa muaj më parë në një ceremoni të veçantë ku morën pjesë miq e të ftuar të çiftit.

https://www.instagram.com/p/B4LYT4EB4Pq/

Link: https://www.instagram.com/p/B4LYT4EB4Pq/

https://www.instagram.com/p/B4LYVB1gEHh/

Link: https://www.instagram.com/p/B4LYVB1gEHh/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByLb8x_gWwL/