Home ShowBiz Super duet, Sinani dhe Meda bashkë për suksesin e radhës
Super duet, Sinani dhe Meda bashkë për suksesin e radhës
0

Super duet, Sinani dhe Meda bashkë për suksesin e radhës

0
0

Dy emrat më të njohur të muzikës shqiptare do të bëhen bashkë në një mega duet i cili pritet të publikohet shumë shpejt.

Këngëtari Meda dhe Sinan Vllasaliu do të prezantojnë shumë shpejt përpara publikut dhe fansave të muzikës së tyre një këngë të re.

Duke pasur parasysh natyrën e dy këngëtarëve dhe zërat e tyre të veçantë, ende pa dalë mund të themi se kjo këngë do të jetë një sukses i vërtetë.

Këngëtari Meda është i njohur për bashkëpunimet e tij të suksesshme me këngëtarë të njohur.

Mjafton të përmendim suksesin e fundit në këngën “O sheqer” me Vjollca Haxhiun, një këngë që në fare pak kohë u shndërrua në hit.

Ndërsa Sinan Vllasaliu i njohur kryesisht për balada është një prej këngëtarëve më të dashur për publikun.

Vetëm pak ditë më parë publikoi këngën “Amanet”, ndërsa shumë shpejt do ta shohim në duetin me Medën një këngë që mezi po presim të publikohet.

https://www.youtube.com/watch?v=b89JfOBkNR0

MEGAHITI SINANI DHE MEDA fEEDd (1)

Link: https://www.youtube.com/watch?v=b89JfOBkNR0