Home ShowBiz Kuzhina e ferrit, Renato djeg konkurenten i hedh pjatën e nxehtë në trup
Kuzhina e ferrit, Renato djeg konkurenten i hedh pjatën e nxehtë në trup
0

Kuzhina e ferrit, Renato djeg konkurenten i hedh pjatën e nxehtë në trup

0
0

“Hell’s Kitchen”, duket se e meriton plotësisht emrin që ka, kjo për shkak të situatave nga më anormalet që ndodhin aty brenda.

Renato e ka treguar që mund të jetë shefi më i keq që ekziston duke thyer pjata, derdhur ushqime e duke fyer konkurentët.

Megjithatë këtë të premte situata ka dalë pak jashtë kontrollit.

Ai i ka vënë konkurentët të bënin pizza, por njëra prej tyre e kishte lënë gati të papjekur.

Kaq ka mjaftuar që Renato t’ja hedhë pizzën në trup konkurentes së cilës i janë mbushur sytë me lotë, megjithatë ka vijuar ende konkurimin pasi është ndihmuar nga kolegët.

Pavarësisht se vajza është djegur nga pizza e nxehtë duket se është e vendosur të vazhdojë më tej, madje në fund thotë se në fakt ka qarë vetëm për show dhe nuk ka aspak në plan të dorëzohet.

https://www.youtube.com/watch?v=_t-pgJcoxSw&feature=player_embedded

Link: https://www.youtube.com/watch?v=_t-pgJcoxSw&feature=player_embedded

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4DRq2In0z7/