Home ShowBiz Ëndërronte vetëm një takim me të, pas 21 vitesh në prag të martesës me idhullin e rinisë
Ëndërronte vetëm një takim me të, pas 21 vitesh në prag të martesës me idhullin e rinisë
0

Ëndërronte vetëm një takim me të, pas 21 vitesh në prag të martesës me idhullin e rinisë

0
0

Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez kanë vetëm dy vite së bashku, por historia e tyre është më e gjatë se kaq.

Mund t’ju duket e habitshme por Alex Rodriguez ka pasur një ëndërr 21 vite më parë të cilën e ka dokumentuar në një intervistë.

Ai është pyetur se me cilën nga personazhet vip ëndërronte të dilte në një takim dhe ai përgjigjet pa u menduar fare Jennifer Lopez, ndërsa thotë se shpreson shumë që një ditë të dalë me të.

Kjo intervistë e vitit 1998 është transmetuar në emisionin “The tonight show” të Jimmy Fallon ku Alex ishte i ftuar.

Vetë ai ka mbetur i surprizuar sepse me siguri as nuk e mbante mend një episode të tillë, por pasi e pa u shpreh duke qeshur se ëndrrat në fund bëhen realitet.

Ai jo vetëm që e takoi Jennifer Lopez, por tashmë janë duke u martuar.

Gjatë intervistës ai ka ndarë gjithashtu edhe disa detaje nga ceremonia e dasmës, të cilën ende nuk e kanë vendosur ku do ta bëjnë, por ceremonia do të jetë gati private me më pak se 100 të ftuar.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=xPWBGHZ3WEw

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/midsection-of-woman-making-heart-shape-with-hands-256737/