Libri me receta gatimi i Arbana Osmanin ka qenë një prej librave më të kërkuar në panair.
Publiciteti që ajo i bëri gatimeve të saj përmes postimeve të shpeshta në instagram mesa duket ka bërë që shumë njerëz të dynden në stendën e saj për të blerë librin.
Por mesa duket jo të gjithëve ju ka bërë përshtypje ky libër, pasi ka edhe nga ata ndjekës që habiten nga gjithë kjo famë që mori botimi i saj.
Njëra prej komentueseve i shkruan Arbanës: “Fiksimi është gjë e madhe! Dhe të shpikje planetet nga e para, nuk besoj se do të merrje kaq famë karahasuar me një libër dokudo, gatime plot! Je e lindur për afeksion ndaj njerëzve! Për këtë bravo, asnjë gjë tjetër.
Ky koment nuk ka kaluar pa vëmendjen e moderatores e cila nuk ka qëndruar në heshtje por i kthen një përgjigje tipike komentueses.
“Mos u mërzit”, shkruan ajo ndërsa e shoqëron komentin me një emoji të buzëqeshur.
Ky është libri i dytë me gatime i Arbana Osmanit i cili vjen disa vite pas botimit të parë.
https://www.instagram.com/p/B48DMASATwx/Link: https://www.instagram.com/p/B48DMASATwx/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4SxrdGgdVs/