Vajza e Rezarta Shkurtës, Hera është rritur dhe është bërë një zonjushë e vërtetë aq sa tani i zgjedh vetë zgjedhjet e saj dhe madje ju vendos edhe emra.
Rezarta ka postuar në instagramin e saj një video të Herës ku ajo është veshur shumë bukur me një pallto ngjyrë bezhë, beretë ngjyrë rozë dhe një fustan ngjyrë blu.
Në video dëgjohet zëri i Rezartës e cila i thotë të bijës se është veshur shumë bukur dhe e pyet se çfarë është kjo veshje dhe e bija përgjigjet kombinim francez.
Këtë mënyrë kombinimi Hera thotë se e ka mësuar vetë dhe duhet thënë se duket vërtetë shumë bukur.
Vetë Rezarta ka mbetur pa fjalë nga kombinimi i të bijës dhe krahas videos shkruan: “Dmth jam pa fjalë, mirë që i zgjedh vetë, por ju vë edhe emër veshjeve”
Link: https://www.instagram.com/rezartashkurta/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/By2Dx-SJHAA/