Home Aktualitet Audiot falas nga libraria e YouTube rrezikojnë monetizimin e videove, kaos mes përdoruesve
Audiot falas nga libraria e YouTube rrezikojnë monetizimin e videove, kaos mes përdoruesve
0

Audiot falas nga libraria e YouTube rrezikojnë monetizimin e videove, kaos mes përdoruesve

0
0

Materialet falas që merren nga libraria e Youtube për të krijuar video nga përdorues të ndryshëm mund të rezultojnë problematike dhe të çojnë deri në demonetizim apo bllokim të videos.

Matt Lown ka një kanal të tij në YouTube dhe ashtu si shumë të tjerë për të qenë i sigurt ka përdorur materiale falas të Joakim Karud nga libraria e posaçme për përdorues të tillë.

Por mesa duket kjo është konsideruar jokorrekte nga Youtube, i cili i ka dërguar Matt një breshëri emailesh  në të cilat thuhej se videot e tij mund të kenë përmbajtje në pronësi të SonyATV, PerrMusic, Warner Chappell, Audiam and LatinAutor.

Matt sqaron se këtë material ai e ka shkarkuar nga libraria falas e YouTube, ndërsa shton se kjo librari nuk është më e besueshme, pasi platforma në fjalë mund ta ketë hequr materialin që ai ka përdorur nga kjo librari duke shkaktuar rrezik për kanalin e tij.

Matt sqaron gjithashtu se SonyATV dhe Warner Chapp kanë kërkuar të drejtat në 24 video të tij dhe mesa duket nuk është i vetmi që është prekur nga ky problem.

Materiale të tilla kanë filluar të përdoren në masë kohët e fundit dhe kërkimi i të drejtave të autorit duket se ka shkaktuar një kaos të vërtetë tek pronarët e kanaleve në YouTube duke rrezikur që këto materiale të mbeten të pa monetizuara dhe më e keqja mund të çojnë deri në bllokim të kanalit.

Link: https://torrentfreak.com/royalty-free-music-supplied-by-youtube-results-in-mass-video-demonetization-191118/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/apple-blur-business-communication-533463/