6 vjeçari në timon, nget makinën me 130 km në orë
0
0
Një nënë në Rusi është duke u hetuar pasi lejoi fëmijën e saj 6 vjeç që të ngasë makinën në autostradë.
Ajo jo vetëm që e ka lejuar të birin të bëjë një veprim të tillë, por djali ka shkelur edhe rregullat e qarkullimit duke lëvizur me shpejtësi mbi normat e lejuara.
Një video e 6 vjeçarit në timon ndërsa shihet teksa lundron me 130 km në orë po bën xhiron e rrjetit dhe mbi të gjitha ka nxitur reagime nga më të ndryshmet kundrejt të ëmës.
29 vjeçarja është bërë pre e kritikave të ashpra për faktin që është treguar e pakujdesshme me të birin duke e ekspozuar ndaj një rreziku të tillë.
Megjithatë ajo nuk është shqetësuar aspak për komentet madje thotë se jeton siç do dhe nuk ka nevojë për komente të tilla.