Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka vendosur të kontribuojë në këto ditë të vështira për vendin.
Përmes një videoje të publikuar në instagramin e saj këngëtarja sqaron se do të anulojë turin e saj këto dy ditë për t’u nisur drejt Shqipërisë pasi dëshiron të sigurohet që fondet e mbledhur të shkojnë në vendin e duhur.
Këngëtarja ju ka kërkuar të gjithë miqve dhe ndjekësve të saj që të ndihmojnë Shqipërinë, me çfarë do lloj ndihme sado e vogël qoftë.
Bebe tha se do të shkojë vetë në vendngjarje duke ndihmuar me çfarë të jetë e nevojshme qoftë edhe duke shpërndarë ushqime dhe vëshmbathje.
Tërmeti i tmerrshëm që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit ka shkaktuar deri tani 40 viktima dhe mbi 650 të plagosur.
https://www.instagram.com/p/B5Yi54pl2DG/Link: https://www.instagram.com/p/B5Yi54pl2DG/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5Az6v-lCRM/