Home ShowBiz Bebe Rexha drejt Shqipërisë, këngëtarja do të shpërndarë personalisht ndihmat
Bebe Rexha drejt Shqipërisë, këngëtarja do të shpërndarë personalisht ndihmat
0

Bebe Rexha drejt Shqipërisë, këngëtarja do të shpërndarë personalisht ndihmat

0
0

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka vendosur të kontribuojë në këto ditë të vështira për vendin.

Përmes një videoje të publikuar në instagramin e saj këngëtarja sqaron se do të anulojë turin e saj këto dy ditë për t’u nisur drejt Shqipërisë pasi dëshiron të sigurohet që fondet e mbledhur të shkojnë në vendin e duhur.

Këngëtarja ju ka kërkuar të gjithë miqve dhe ndjekësve të saj që të ndihmojnë Shqipërinë, me çfarë do lloj ndihme sado e vogël qoftë.

Bebe tha se do të shkojë vetë në vendngjarje duke ndihmuar me çfarë të jetë e nevojshme qoftë edhe duke shpërndarë ushqime dhe vëshmbathje.

Tërmeti i tmerrshëm që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit ka shkaktuar deri tani 40 viktima dhe mbi 650 të plagosur.

https://www.instagram.com/p/B5Yi54pl2DG/

Link: https://www.instagram.com/p/B5Yi54pl2DG/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5Az6v-lCRM/