Home ShowBiz “Hell’s Kitchen” zbret në terren, konkurentët gatuajnë për banorët e prekur nga tërmeti
“Hell’s Kitchen” zbret në terren, konkurentët gatuajnë për banorët e prekur nga tërmeti
0

“Hell’s Kitchen” zbret në terren, konkurentët gatuajnë për banorët e prekur nga tërmeti

0
0

Gjendja e jashtëzakonshme në vend ka bërë që shumica e mediave të fokusohen pothuajse gjatë gjithë kohës tek situata e krijuar prej tërmeteve.

Shumica e mediave në vend kanë ndërprerë programacionin duke mos i trasmetuar spektaklet e planifikuara për fundjavën.

Edhe programi “Hell’s Kitchen”, do të vihet në dispozicion të të prekurve nga tërmeti.

Këtë të premte kandidatët nuk do ti shohim si gjithonë në kuzhinën e programit, por në terren ku do të gatuajnë ushqime për banorët e prekur nga tërmetet.

Njoftimi në fjalë është dhënë në faqen zyrtare të “Hell’s Kitchen” në instagram, ku ndër të tjera thuhet se do të ofrojnë jo vetëm ushqim, por edhe mbështetje morale dhe shumë dashuri.

https://www.instagram.com/p/B5c3k3hAp-7/

Link: https://www.instagram.com/p/B5c3k3hAp-7/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5LyPX0AwWs/