1. Home
  2. ShowBiz
  3. Besa tërhiqet zyrtarisht nga Kënga Magjike, “Nuk mundem dot të ngjitem në skenë”
Besa tërhiqet zyrtarisht nga Kënga Magjike, “Nuk mundem dot të ngjitem në skenë”
0

Besa tërhiqet zyrtarisht nga Kënga Magjike, “Nuk mundem dot të ngjitem në skenë”

0
0

Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima heq dorë zyrtarisht nga konkurrimi në Këngën Magjike këtë vit.

Këtë njoftim e ka dhënë vetë këngëtarja në instagramin e saj ku thotë se ngjarjet tragjike të ditëve të fundit e kanë bërë të pamundur që ajo të ngjitet në skenë për të kënduar.

“Zemra ime është e ngarkuar me dëshpërim dhe vuajtje për ata që nuk janë dhe nuk jam në gjendje të këndoj kur me bashkëkombësit e mi ka ndodhur kaq shumë, ndaj më duhet të tërhiqem zyrtarisht nga “Kënga Magjike”. Jam e bindur që Kënga Magjike do të bëjë një punë të lavdërueshme për të kontribuar në mënyrën e saj për të ndihmuar të prekurit, unë do jap në heshtje ndihmën dhe kontributin tim për të lehtësuar sado pak dhimbjen e tyre dhe respektuar humbjet e pashlyeshme të tyre”, shkruan ndër të tjera Besa në një status të gjatë ku sqaron se sa është prekur nga kjo tragjedi.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i fansave të këngëtares të cilët i janë lutur që të ndërrojë mendje.

Edhe vetë producenti i këtij festivali Ardit Gjebrea i ka thënë këngëtares që të mos heqë dorë, pasi fitimet nga shitja e biletave do të shërbejnë për të rindërtuar nga e para një prej shtëpive të dëmtuara.

View this post on Instagram

Te dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se ne kete kohe tragjedie, pikellimi dhe paniku, e kam te pamundur te performoj dt 5 – 7 Dhjetor ne Kenga Magjike 2019. Zemra ime eshte e ngarkuar me deshperim dhe vuajtje per ata qe nuk jane me, dhe nuk jam ne gjendje te kendoj kur me bashkekombesit e mi ka ndodhur kaq shume; ndaj me duhet te terhiqem zyrtarisht nga Kenga Magjike 2019! Jam e bindur qe Kenga Magjike do beje nje pune te lavderueshme per te kontribuar ne menyren e saj per te ndihmuar te prekurit, une do jap ne heshtje ndihmen dhe kontributin tim per te lehtesuar sado pak dhimbjen e tyre, dhe respektuar humbjet e pashlyeshme te tyre. Kerkoj ndjese fansave te mi te cilet prisnin performimin tim dhe falenderoj organizatoret dhe @arditgjebrea per githcka kane bere per mua dhe koleget e mi! Dear friends, I regret to inform you that at this time of tragedy, sorrow and panic, I am unable to perform December 5 – 7 at Magic Song 2019. My heart is filled with despair and suffering for those who are no more, and I am not able to sing when so much has happened to my countrymen; so I have to officially withdraw my entry from Magic Song 2019! I am convinced that the Magic Song will do an incredible job to contribute towards helping those affected, and I will quietly give my help and contribution to try easen their pain, and respect their irreparable losses. I apologize to my fans who were waiting for my performance and thank the organizers and @arditgjebrea for everything they have done for me and my colleagues!

A post shared by Besa (@besaofficial) on

Link: https://www.instagram.com/p/B5c_8t4hoAX/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4sYzWIBFZx/