1. Home
  2. ShowBiz
  3. “Hell’s Kitchen” zbret në terren, konkurentët gatuajnë për banorët e prekur nga tërmeti
“Hell’s Kitchen” zbret në terren, konkurentët gatuajnë për banorët e prekur nga tërmeti
0

“Hell’s Kitchen” zbret në terren, konkurentët gatuajnë për banorët e prekur nga tërmeti

0
0

Gjendja e jashtëzakonshme në vend ka bërë që shumica e mediave të fokusohen pothuajse gjatë gjithë kohës tek situata e krijuar prej tërmeteve.

Shumica e mediave në vend kanë ndërprerë programacionin duke mos i trasmetuar spektaklet e planifikuara për fundjavën.

Edhe programi “Hell’s Kitchen”, do të vihet në dispozicion të të prekurve nga tërmeti.

Këtë të premte kandidatët nuk do ti shohim si gjithonë në kuzhinën e programit, por në terren ku do të gatuajnë ushqime për banorët e prekur nga tërmetet.

Njoftimi në fjalë është dhënë në faqen zyrtare të “Hell’s Kitchen” në instagram, ku ndër të tjera thuhet se do të ofrojnë jo vetëm ushqim, por edhe mbështetje morale dhe shumë dashuri.

View this post on Instagram

Sot, sigurisht që nuk do të ketë “Hell’s Kitchen” në trasmetim. Ama kuzhina është sot më aktive se kurrë. Konkurrentët së bashku me shef Renaton janë bërë bashkë për një qëllim shumë më të madh: po gatuajnë që t’ju dërgojnë ushqime të ngrohta e shumë dashuri, familjeve të dëmtuara nga tërmeti. “Hell’s Kitchen” do të zhvendoset sot nga studio “Nova” e Top Channel në realitetin e vërtetë, aty ku njerëzit kanë sot shumë nevojë jo vetëm për ushqim, por dhe për shumë mbështetje morale e shumë dashuri. #prayforalbania #HellsKitchenAlbania #HellsKitchen #TopChannel #HKALB #jeminje #tegjithebashkemundemi #shqiperia #shqiptaretpershqiptaret #shqiptarëtqëduam @topchannelalbania @renatomekolli

A post shared by Hell's Kitchen Albania (@hellskitchen.tch) on

Link: https://www.instagram.com/p/B5c3k3hAp-7/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5LyPX0AwWs/