Bebe Rexha e ka mbajtur premtimin e saj dhe ka ardhur së bashku me të atin në Shqipëri ku ka dorëzuar fondet e grumbulluara në ndihmë të banorëve të prekur nga termeti i 26 nëntorit.
Këngëtarja ka vizituar familjen Musa në Bubq ku shoqërohej nga aktori Bes Kallaku dhe bashkëshortja e tij Xhensila Myrtezai.
Shtëpia e kësaj familjeje është e para që do të ndërtohet me fondet e grumbulluara nga këngëtarja.
Bebe ka shpërndarë në instastory disa video nga ambjentet e shtëpisë e cila ishte shkatërruar totalisht dhe banorët e kësaj familjeje po flenë aktualisht në çadra.
Këngëtarja ka sqaruar çdo gjë përmes videove të shpërndara ndërsa thotë se do të na vëjë në dijeni për çdo gjë edhe në vazhdim.
Bebe shihet teksa mban nje portokalle në dorë dhe thotë se ja kanë dhënë banorët të cilët nuk kanë shumë ç’të ofrojnë në këto kushte.
Ajo shprehet e emocionuar nga situata dhe thotë gjithashtu se do të vazhdojë të ndihmojë dhe të grumbullojë fonde për të ndihmuar sa më shumë familje të prekura nga tërmeti.
Link: https://www.instagram.com/beberexha/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5Az6v-lCRM/