Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit ka sensibilizuar të gjithë personazhet e njohura për të kontribuar sado pak me ndihma dhe thirrje sensibilizuese për të prekurit nga kjo tragjedi.
Modelja Aurela Hoxha ka zbuluar kontributin e saj në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti të cilën e ka konsideruar si një dhuratë fundviti për një familje.
Në një status të saj në instagram Aurela shkruan se të gjithë të ardhurat e përfituara nga shitja e linjës së re të të brendshmeve do të shkojnë në ndihmë të një prej familjeve që u prek më së shumti nga tërmeti.
Kjo nismë e saj është përshëndetur nga miqtë dhe fansat e modeles të cilët e kanë përgëzuar atë për ndihmën që po ofron në një situatë të tillë.
Link: https://www.instagram.com/hoxha_aurela/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4is-08HSu0/