Balerinët italianë kërcejnë për Shqipërinë, bashkë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti
Një grup balerinësh italianë me në krye Kledi Kadiun dhe Andeta Toromanin do të organizojnë një mbrëmje vallëzimi përmes së cilës synojnë të ndihmojnë banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri.
Balerini Kledi Kadiu ka shpërndarë në instagramin e tij nismën “Cagli kërcen për Shqipërinë”, ku fton të gjithë miqtë e kolegët e tij në mbështetje të popullit shqiptar të goditur nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.
“23 dhjetori ora 20:30, Cagli kërcen për Shqipërinë, është një event të cilin e kam shumë përzemër dhe shpresoj që të jeni sa më të shumtë në numër për të mbështetur popullin shqiptar. Jam i nderuar që të ndaj së bashku me kolegët dhe bashkëkombësit e mi këtë mbrëmje për të mësuar kërcimin, që shpresoj të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së madhe që ka goditur Shqipërinë në 26 nëntor. Kërcimi bashkon gjithmonë”, shkruan balerini krahas fotos me njoftimin për këtë mbrëmje.
Nisma e ndërmarë prej tij është përshëndetur nga fansat dhe miqtë e balerinit të cilët e kanë konsideruar këtë mbështetje shumë të rëndësishme për vendin tonë.
https://www.instagram.com/p/B5pTuzNHbX_/Link: https://www.instagram.com/p/B5pTuzNHbX_/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1-zV0snIiW/