Home ShowBiz Reagon për herë të parë Robert Berisha, sqaron njëherë e mirë problemet me shëndetin
Reagon për herë të parë Robert Berisha, sqaron njëherë e mirë problemet me shëndetin
0

Reagon për herë të parë Robert Berisha, sqaron njëherë e mirë problemet me shëndetin

0
0

Këngëtari Robert Berisha, duket se është vënë së fundmi në qendër të vëmendje nga disa media online, të cilat kanë aluduar se këngëtari ka probleme serioze me shëndetin.

Nisur nga këto thashetheme, këngëtari ka reaguar personalisht në instagamin e tij duke përgënjeshtruar çdo lajm dhe duke sqaruar se ai është në gjëndje shumë të mirë shëndetësore.

Roberti ka sqaruar gjithashtu se aparati që ai përdor shërben për kordat vocale dhe nuk ka lidhje fare me mushkëritë siç u aludua në media.

Këngëtari i është drejtuar portaleve që të bëjnë më shumë kujdes me lajmet që shpërndajnë pasi kështu krijojnë panik dhe shqetësojnë njerëzit e tjerë që nuk e dinë të vërtetën.

Robert Berisha ka qenë në qendër të vëmendjes muajt e fundit edhe pas ndarjes nga Nora Istrefi.

Ata të dy i dhanë fund marrëdhënies 14 vjeçare gati 3 muaj më parë.

Link: https://www.instagram.com/robertberishaofficial

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bla-xiZlEKh/