Home ShowBiz Gjiko, Elita dhe Zëri të lumtur pranë pemës, kjo video festive një mrekulli
Gjiko, Elita dhe Zëri të lumtur pranë pemës, kjo video festive një mrekulli
0

Gjiko, Elita dhe Zëri të lumtur pranë pemës, kjo video festive një mrekulli

0
0

Reperi Gjiko, Elita dhe djali i tyre i vogël Zëri kanë realizuar kartolinën e festave.

Ata të tre kanë shpërndarë një video të realizuar së fundmi pranë pemës së vitit të ri të gjithë së bashku të lumtur, duke festuar e buzëqeshur.

Zëri shfaqet në këtë video me një kapuç ngjyrë kafe me veshë dhe me një buzëqeshje shumë të ëmbël e cila do t’ju bëjë për vete sapo ta shihni.

Këtë video krejt të veçantë e ka publikuar në instagramin e saj Elita e cila e shoqëron këtë video me një mesazh të rallë falënderues kundrejt zotit për praninë e Gjikos dhe Zërit në jetën e saj si dy prej gjërave më të çmuara.

Kjo video është pëlqyer nga shumë fansa dhe miq të çiftit të cilët jo vetëm që i kanë uruar me rastin e festave, por gjithashtu i kanë komplimentuar për ndarjen e këtyre momenteve të veçanta.

https://www.instagram.com/p/B5sRQ-QFOBz/

Link: https://www.instagram.com/p/B5sRQ-QFOBz/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2UMMO-lb47/