Home ShowBiz Albani dhe Miriam dekorojnë shtëpinë për festa, Ameli jep urdhërin më të ëmbël
Albani dhe Miriam dekorojnë shtëpinë për festa, Ameli jep urdhërin më të ëmbël
0

Albani dhe Miriam dekorojnë shtëpinë për festa, Ameli jep urdhërin më të ëmbël

0
0

Atmosfera e festave të fundvitit ka filluar të ndihet kudo dhe shumica e personazheve të njohur e kanë vendosur tashmë pemën dhe kanë zbukuruar ambjentet e shtëpisë.

Kështu ka ndodhur edhe me Albanin dhe Miriamin, të cilët jo vetëm që kanë zbukuruar pemën e festave dhe ambjentin përreth shtëpisë, por gjithashtu kanë pozuar përpara pemës me urdhër të Amelisë vajzës së çiftit.

Në një foto shumë të këndshme ata të tre kanë pozuar duke na dhuruar puthje.

“Mbasi e dekoruam pemën me urdhër të Amelisë,po ju nisim një puthje”, shkruan Albani në foton e postuar në instagram ku të tre duken kaq të lumtur së bashku.

Çifti shumë shpejt do të bekohen edhe me një fëmijë të dytë.

Më herët në një prej koncerteve të tij Albani zbuloi se ata janë në pritje të një djali dhe Miriam aktualisht është në muajt e fundit të shtatëzanisë.

https://www.instagram.com/p/B543vV-ggFD/

Link: https://www.instagram.com/p/B543vV-ggFD/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/By-CTUXlS0B/