Home Aktualitet Del urdhëri më i çuditshëm, në këtë qytet nuk lejohet të vdesësh në ditë festive
Del urdhëri më i çuditshëm, në këtë qytet nuk lejohet të vdesësh në ditë festive
0

Del urdhëri më i çuditshëm, në këtë qytet nuk lejohet të vdesësh në ditë festive

0
0

Kryetari i bashkisë në një provincë në Francë ka vendosur urdhërin më të çuditshëm që keni dëgjuar ndonjëherë.

Në Gresle një zonë rurale në qendër të Francës tashmë qytetarëve nuk ju lejohet të vdesin gjatë fundjavës apo në ditë festive, kjo për shkak të mungesës së mjekëve në këtë zonë të cilët nuk mund të çertifikojnë vdekjen e banorëve në ditë të tilla.

Ky problem u evidentua pas vdekjes së një të moshuari në ditë pushimi ku nuk ishte i pranishëm asnjë mjek për të rregjistruar vdekjen e tij.

Kjo qytezë me rreth 850 banorë në fakt nuk ka urgjencë dhe sipas banorëve të zonës ky urdhër shërben vetëm për të tërhequr vëmendjen nga problemet serioze me të cilat përballet sistemi shëndetësor në këtë zonë.

Ndërkaq nëse banorët e zonës tentojnë të kërkojnë ndihmë shëndetësore në komunat përreth, ata përballen me penalitete që kanë të bëjnë me grantet e asistencës mjekësore.

Link: https://www.rt.com/news/475413-french-citizens-banned-from-dying/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/grayscale-back-view-photo-of-elderly-man-with-cane-walking-on-dirt-road-2586537/