Home Aktualitet Manipulimet në rrjetet sociale, pavarësisht raportimeve, faqet false vazhdojnë të jenë aktive
Manipulimet në rrjetet sociale, pavarësisht raportimeve, faqet false vazhdojnë të jenë aktive
0

Manipulimet në rrjetet sociale, pavarësisht raportimeve, faqet false vazhdojnë të jenë aktive

0
0

Facebook, Google dhe Twitter kanë theksuar vazhdimisht se kanë nxjerrë leksione nga manipulimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 2017, duke kundërvepruar ndaj faqeve false të cilat ndikojnë në opinionin e qytetarëve sidomos në prag zgjedhjesh.

Por një studim i fundit i realizuar nga Qëndra e Komunikimit Strategjik të NATO’s ka zbuluar se për një shumë të vogël parash ende mund të blesh faqe të rreme, komente apo opinione false të pabazuara në fakte.

Sipas këtij studimi këto faqe false janë shndërruar në një treg të vërtetë i cili mendohet se dominohet nga Rusia.

Një grup prej rreth 20 personash të përzgjedhur kryesisht nga Rusia, Gjermania, Franca dhe Italia kanë zbuluar se ekzistojnë rreth 18 mijë e 739 llogari të tilla të cilat veprojnë për interes të personave që i kanë blerë.

Studimi tregoi se 90% e këtyre llogarive janë hapur për qëllime biznesi, por më pas 80% e tyre janë përdorur politikisht për të influencuar kryesisht në periudhë zgjedhjesh.

Më konkretisht u zbulua se këto faqe false kanë influencuar me komente dhe opinione të ndryshme në rreth 721 faqe politike si dhe në 52 publikime zyrtare qeveritare, ku përfshihen gjithashtu faqja e dy presidentëve, si dhe një sërë politikanësh të rinj në Europë dhe Amerikë.

Nga ky studim u zbulua gjithashtu se pavarësisht raportimeve postimet apo komentet nga këto faqe vazhdojnë të jenë onlinë në të gjitha rrjetet sociale.

Në këtë studim janë analizuar rrjetet sociale përgjatë dy viteve të fundit dhe u arrit në përfundimin se industria e manipulimit është duke u rritur vit pas viti.

Link: https://www.heise.de/newsticker/meldung/95-Prozent-der-gemeldeten-Troll-Konten-bleiben-bei-Facebook-Co-online-4608030.html?xing_share=news

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/google-search-engine-on-macbook-pro-40185/