Home ShowBiz Gënjyen në emision, reagon për herë të parë Arbana Osmani
Gënjyen në emision, reagon për herë të parë Arbana Osmani
0

Gënjyen në emision, reagon për herë të parë Arbana Osmani

0
0

Në sezonin e kaluar të emisionit “Dua të të bëj të lumtur” në “Top Channel”, në një prej emisioneve u shfaq një çift Elida dhe Arjani, të cilët kishin probleme me xhelozinë dhe konflikte të ndryshme.

Atëherë Elida kishte ftuar të shoqin në emision në tentativë për të rregulluar marrëdhënien mes tyre, por që mesa duket e gjitha ka qenë një gënjeshtër për të përfituar ndihmë financiare nga emisioni.

Të paktën kështu është shprehur Elida e cila tha se ajo dhe Arjani e kishin planifikuar çdo gjë më parë.

Por pas këtyre deklaratave që habitën opinionin publik ka reaguar vetë Arbana e cila në instagramin e saj ka shpërndarë një deklaratë të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”

Në këtë deklaratë ndër të tjera thuhet se ata të dy kanë nënshkruar paraprakisht një kontratë dhe se të dy kanë pranuar problemet në çift.

Kjo deklaratë përmbyllet me misionin që ka ky emision, ndërsa ndër të tjera thuhet se: “Programi nuk mundet dhe as nuk synon të zëvendësojë organet shtetërore në hetimin, ndjekjen dhe përgjegjësinë penale për deklaratat publike të qytetarëve. Përmes punës që ne bëjmë inkurajojmë ritakimin, faljen dhe ndihmën ndaj personazheve që kanë pranuar të bëhen pjesë e formatit”

Arbana

arbanaaa

arbana1

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bx5oAURHfsg/