Home ShowBiz Pyetjet e pafajshme të Arborit për Borën, “Mami a ta kam prekur zemrën…”
Pyetjet e pafajshme të Arborit për Borën, “Mami a ta kam prekur zemrën…”
0

Pyetjet e pafajshme të Arborit për Borën, “Mami a ta kam prekur zemrën…”

0
0

Arbori djali i Bora Zemanit dhe ish partnerit të saj Vin Velit mbush sot 5 vjeç dhe Bora ka mesazhin më emocionues për të.

Ajo ka shpërndarë në instagramin e saj një video ku shfaqet së bashku me të birin i cili e puth dhe i thotë: “Mami të dua shumë”.

Krahas kësaj videoje shumë të veçantë Bora shkruan urimin më të bukur që keni lexuar ndonjëherë për 5 vjetorin e të birit.

Ajo shprehet e habitur se sa shpejt ikën koha dhe se sa shumë rriten pyetjet e Arborit për të.

Ashtu si çdo fëmijë edhe Arbori është shumë kurioz dhe ndër pyetjet e shumta që i bën të ëmës na bëri përshtypje njëra prej tyre.

Ai e ka pyetur të ëmën nëse ja ka prekur zemrën kur ishte tek barku i saj, një pyetje kjo që të bën të bërtasësh përgjigjen Po, thotë Bora në mesazhin e saj.

“Ti je bekimi më i madh që më është dhënë ndonjëherë në jetë, urimet më të mira për superheroin tim”, shkruan Bora në mesazhin e saj të gjatë të urimit për të birin që sapo mbushi 5 vjeç.

https://www.instagram.com/p/B5-JEaaDia2/

Link: https://www.instagram.com/p/B5-JEaaDia2/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzK9hP6DVLe/