Home ShowBiz I hedh pjatën me supë fytyrës, Renato përplaset keq me konkurentin
I hedh pjatën me supë fytyrës, Renato përplaset keq me konkurentin
0

I hedh pjatën me supë fytyrës, Renato përplaset keq me konkurentin

0
0

I hedh pjatën me supë fytyrës, Renato përplaset keq me konkurentin

U tha se u largua në mes të sezonit nga “Hell’s Kitchen”, por mesa duket gjithçka ishte një lojë.

Renato u kthye sërish në kuzhinë për t’ua vështirësuar ende punën konkurentëve.

Këtë hërë është rikthyer edhe më i ashpër se më parë, ndërsa vijon me të bërtitura, thyerje pjatash dhe hedhje ushqimesh ndonjëherë edhe mbi konkurentët.

Tensioni dhe situatat e pakëndshme në kuzhinë do të rikthehen sërish këtë të premte, madje Renato ka publikuar disa momente nga emisioni i kësaj të premteje ndërsa shihet të konfliktohet me njërin prej konkurentëve.

Ai vë re që pjata nuk është e pastër dhe vendos t’ja hedhë mbi përparëse ushqimin e gatuar konkurentit, i cili përpiqet të justifikohet, por është e pamundur përballë inatit të Renatos.

Renato është dalluar gjithmonë për natyrën e tij të egër me konkurentët, ndërsa kërkon prej tyre perfeksionin.

Link: https://www.instagram.com/renatomekolli/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3eU_2OH5ph/